Kasmi: Paraja e pistë në proceset zgjedhore është problemi që deformon votën më tepër
Gazetari, Bledi Kasmi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se problemi që deformon votën më tepër janë paratë e pista në procezet zgjedhore.
Kasmi: Kjo është më e rrezikshmja dhe kjo është më problematikja.
Zakonisht kjo procedurë nuk nis që ditën e parë të fushatës.
Kjo procedurë nis javën e fundit.
Ne po monitorojmë çdo moment, çdo kohë si media dhe si gazetarë çdo hap që po hidhet në këtë drejtim.
Është e vërtetë që këto janë shumë abuzuese të keqpërdorësh fondet publike është shkelje e ligjit.
Por këto duken gjëra shumë të vogla në krahasim me problematikën që ka shoqëria sot, që është deformimi i votës për shkak të implikimit të parave të pista në proceset zgjedhore.
Ky është problemi që deformon votën më tepër.
Ne sot shohim që qeveritarët bëjnë fushatë me automjetet që paguhen nga taksapaguesit.
Është bërë ndonjë denoncim për këtë? Jo sepse është bërë normale kjo.

