"Fushatat elektorale janë më minimaliste"/ Lika: Penalitetet e auditimit jo korrekt janë minimale

Gjatë një interviste në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ekonomistja Meri Lika analizoi evolucionin e fushatave elektorale në Shqipëri dhe sfidat që hasin partitë politike në transparencën financiare.

" Në fakt tani nuk kemi më ato fushatat bombastike që kanë qenë më përpara të cilat kishin shumë marketing, shumë banderola, kanë pasur më shumë shpenzime.

Tani fushatat janë pak më të thjeshta, më minimaliste por kjo nuk do të thotë se janë pa fonde.

Do ta filloj që nga ligji të cilin partitë politike e kanë bërë jo shumë të mirë për tu vetkontrolluar.

Penalitetet nëse raportet e auditimit nuk janë korrekte, domethënë që pasqyrat nuk janë korrekte, penalitetet janë pothuajse minimale në krahasim me atë se çfarë mund të jetë kapur gjatë auditimit.

Në përgjithësi auditimet nuk janë të pastra, domethënë shpesh dalin me rezerva për arsye të ndryshme që mund të jenë për paraqitje faturash, për fonde të pa evidentuara mirë, por vitet e fundit në KQZ është bërë një investim i cili i detyron partitë politike të deklarojnë çdo lloj shpenzimi zë për zë dhe me fatura.

Në sistem ato ngarkojnë çdolloj fature që kanë. Është shumë e lodhshme për partitë e mëdhaja", u shpreh Lika.

EMISIONET