PD mbetet në ajër: KAS shtyn vendimin për kërkesat e Berishës dhe Alibeajt për regjistrim

KAS ka vendosur moskalimin për shqyrtim të dy kërkesave të PD-së së Alibeajt dhe Berishës.

Mësohet se një vendim i tillë është marrë për të pritur vendimin e gjykatës për njohjen se vulës për njërën nga palët.

Ky vendim e zvarrit akoma më shumë situatën në PD mes dy kampeve, të cilët kërkojnë posedimin e vulës dhe siglës së kësaj partie.

Pas vendimit të Apelit që rrëzoi vendimet e gjykatësit Zhukri dhe ktheu në shkallën e parë çështjen e PD-së, tashmë duhet të pritet një proces nga fillimi.

Nuk dihet nëse një proces i tillë do ta pengojë PD-në që të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke bërë që të përsëritet viti 2019.

EMISIONET