"Kamza do të mbetet përjetësisht blu", Arjan Hoxha thirrje Sulit: Bëj gati plaçkat bashkë me patronazhistët
Kandidati i opozitës për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha deklaroi sot se asgjë nuk e ndal ndryshimin.
Ai paralajmëroi kandidatin socialist Rakip Suli se nuk i blen as i kërcënon dot banorët e Kamzës.
“Për mua është nder dhe privilegj që kandidoj për bashkinë e Kamzës nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Pikërisht në këtë stadium nisëm rrugëtimin e shpresës.Kurrë Kamza nuk ka qenë më e dhunuar se sot. Pushteti ka arritur të largojë familjet. I varfëruan që ti largonin.Propaganda raciste ‘nuk ka kapacite intelektuale për të marrë bashkinë e Kamzës’, duke ofenduar çdo qytetar atje.Punësoi drejtorët nga bodrumet e errëta të Rilindjes.
Qytetarët e Kamzës do të vazhdojnë ta mbështesin PD. E dinë se kurrë më parë s’ka qenë më varfër, e sulmuar dhe e zbrazur. Rakip Suli ka përgjegjësi për ofendimet që u ka bërë qytertarëtve të Kamzës me opoltikat e tij raciste. I them publikisht se ato para që po shpërndan , atë asfalt elektoral që po shtron, ato mashtrime që po deklaron s’të shpëtojnë dot nga humbja e thellë që të pret me 14 maj.
Nuk i blen dot dhe nuk i kërcënon dot banorët e Kamëz, Kamza do mbetet përjetësisht blu. Ti dhe patrionazhistët e tu të bëni gati plaçkat sepse bashkia do i kthehet qytetarëve. Buxhetin bashkia do e çojë tek qytetarët. Paratë e kanë vendin tek xhepat e qytetarëve jo teke xhepat e drejtorëve të korruptuar, Asgjë s’na ndal”, tha Arjan Hoxha.