Ismail Uka për Dibrën: Jo shpopullimit, jo projektit ogurzi të Skavicës që s'e ndërtoi as diktatori Hoxha!

Nga fjala e Ismail Uka, kandidat i “Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Dibrës!

“I nderuar kryetar i PD dhe njeri nga burrat e shtetit më të shquar të të gjitha kohërave të kombit shqiptar, Prof. Dr. Sali Berisha.

 I nderuar Kryetar i PL, zoti Ilir Meta dhe të partive të koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Të nderuar demokratë e qytetarë të Dibrës kudo që ndodheni.

Ndryshimi i shumëpritur do të ndodhë më 14 maj! Sfidat e kohës që po kalojmë, si shpopullimi i dibranëve nga vendi i tyre, varfëria dhe rrënimi ekonomik, vrasja e shpresës dhe humbja e besimit, për shkak të keqqeverisjes së Rilindjes në bashkinë e Dibrës, korrupsionit kudo në Shqipëri dhe projekti i kësaj të fundit për të shpërbërë dhe shpopulluar përfundimisht Dibrën me projektin ogurzi të ndërtimit të HEC-it të Skavicës, projekt të cilin nuk e ndërtoi as qeveria e diktatorit Enver Hoxha, u bënë disa nga shkaqet e lajtmotivit tim për t’u bërë pjesë e këtij misioni për ndryshim.

Për këto arsye, unë hoqa dorë nga jeta private dhe ndërpreva karrierën në mbrojtje të interesit publik për këto sfida", deklaroi Ismail Uka.

EMISIONET