Kampi Berisha-Bardhi, takimi i radhës do të mbahet të martën në Kukës në orën 12:00
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2023, 21:00
Kampi opozitar Berisha-Bardhi tashmë i bashkuar kanë vendosur edhe takimin e radhës të tyre.
Sipas njoftimit të ardhur nga ky grupim, mësohet se ata do të mbajnë takimin e radhës mes tyre ditën e martë.
Takimi do të mbahet në qytetin e Kukësit, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të përsëriten në këtë bashki.
Tryeza e deputetëve të opozitës të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa vendi nuk është caktuar ende.