Kamberi: Diplomacia shqiptare përgatitet për një periudhë intensive drejt BE-së
Eksperti Geron Kamberi, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", theksoi rëndësinë e konferencës Diplo2025 dhe sfidat strategjike që e presin Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
" Konferenca Diplo2025 është në traditën që është krijuar tashmë nga Ministria e Jashtme dhe nga qeveria shqiptare para se të fillonte ai që quhej viti diplomatik. Pra pas pushimeve ne kemi vitin gjyqësor, vitin politik, vitin legjislativ, kemi dhe vitin diplomatik sepse është një periudhë ku pjesa më e madhe e kancelarive dhe diplomacive ndërkombëtare janë me pushime gjatë periudhës së verës dhe rikthehen dhe ambasadorët që janë të akredituar në vende të ndryshme, kthehen për pushimet e tyre në Shqipëri dhe është si normë se para se të rifillojnë misionin e tyre diplomatik në vendet ku janë të akredituar kryeministri, i cili është personi përgjegjës për hartimin e politikës së jashtme në shtetin Shqiptar nëpërmjet Ministrisë së Jashtme, ballafaqohet me trupin tonë diplomatik, me shërbimin e jashtëm dhe u parashtron vizionin që ka qeveria Shqiptare përsa i përket projekteve strategjike që lidhen me politikën e jashtme.
Një nga prioritetet strategjike që ka qeveria shqiptare është procesi i përmbylljes me sukses të negociatave për anëtarësim në BE duke qenë se ato zyrtarisht janë hapur që prej 15 tetorit të vitit të kaluar dhe është vënë një objektiv strategjik nga ana e BE-së që ato për Shqipërinë dhe Malin e Zi të përmbyllen brenda vitit 2027 dhe ti lihet kohë procesit të ratifikimit të traktateve të anëtarësimit deri në 2030.
Pra, diplomacinë shqiptare e pret një periudhë intensive", u shpreh Kamberi.

