Kalaja: Uroj që Shqipëria të dalë kampione e Evropës, por kjo s’e justifikon braktisjen e shtetit nga qeveritarët që ndodhen në Gjermani
“Unë uroj që Shqipëria të dalë kampione e Evropës, por kjo s’e justifikon braktisjen e shtetit nga qeveritarët që ndodhen në Gjermani” - Kështu u shpreh anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Adriana Kalaja në studion e lajmeve në “Ora News”, ku deklaroi se është e pajustifikueshme lënia e detyrave të shtetit për të shkuar jashtë vendit për aktivitete sportive.
Kalaja theksoi protestat e opozitës jo vetëm tek bashkia e Tiranës, por kudo ku ka problematika opozita do të jetë në mbështetje të qytetarëve shqiptarëve, të cilët janë braktisur nga kjo qeveri arrogante dhe tërësisht e korruptuar.
“Unë i ftoj qytetarët e Tiranës që ditën e premte në orën 11:00 të na bashkohen para Bashkisë për të bërë të mundur largimin një orë e më parë të Erjon Veliajt”, u shpreh Kalaja.