Kalaja: Kam kërkuar nga KQZ pamjet filmike dhe rinumërim të votave për të garantuar transparencën e procesit zgjedhor
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin "Drejt" në "Ora News", kandidati për deputet i qarkut të Durrësit, Aulon Kalaja, deklaroi se ka kërkuar nga KQZ pamjet filmike dhe një rinumërim të votave, duke theksuar rëndësinë e transparencës në procesin zgjedhor.
" Nga transparenca nuk vjen asgjë e keqe. Unë kam qenë kandidati i parë nga PD-ja që ky proces të bëhet.
Kërkesa ime në KQZ ka qenë një kërkesë e cila lidhej me marrjen e të gjitha videove, qoftë kur janë numëruar për subjektet politike, pra PS-ja, PD-ja por qoftë dhe brenda llojit, për votën për kandidatin.
Nuk është ndonjë gjë e keqe që të kërkosh pamjet. I kam kërkuar KQZ-së dhe një rinumërim të dyfishtë. Kur jemi mbledhur në KAS, KAS-i u shpreh sde nuk mundeshin të rinumëroheshin kutitë. Kur komisioneri të shpallte vendimin final për tabelën përmbledhëse të rezultatit të qarkut Durrës, atëhere unë mund ti drejtohesha KQZ-së për rinumërim. Unë duke shfrytëzuar këtë lloj hapësire kërkova pastaj që minimalisht që unë bashkë me grupin tim të vullnetarëve të shikonim nga afër se çfarë ka ndodhur në KZAZ", u shpeh Kalaja.

