Hapen nesër në KQZ 6 kutitë “e parregullta” të Durrësit dhe Elbasanit

Hapen nesër në KQZ 6 kutitë “e parregullta” të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka urdhëruar pasditen e kësaj të hëne numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21 të qarkut Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan.

“Procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së.

Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse” – thuhet në njoftim. 

Në Durrës janë 4 kuti për t’u vlerësuar ndërsa në Elbasan janë 2 kuti “me probleme”.

Këto kuti ishin marrë si të rregullta nga KZAZ-të në momentin e dorëzimit nga qendrat e votimit, por gjatë numërimit janë konstatuar parregullsi.

Në bazë të ligjit këto kuti duhet të vlerësohen nga KQZ përpara se të shpallet rezultati.

EMISIONET