Ja si Erion Veliaj po merr te “313”-ta edhe Bashkinë e Tiranës

Ja si Erion Veliaj po merr te “313”-ta edhe Bashkinë e

Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregulla që kanë mbajtur këtë demokraci dhe kanë krijuar shtetet më elitare në botë. Mjafton të shikojmë Europën, standardet e saj dhe a pretendojmë ne si Shqipëri që të jemi një vend europian. Në rast se nuk shkojmë te këto rregulla të pashkruara, atëherë gjithçka do të shkojë edhe më keq.

Nuk ka nevojë të lexosh filozofët e lashtë grekë, as të dëgjosh historitë e Romës, as më të freskëtat në Europë me dorëheqje, me skandale, me korrupsione, mënyra si është vepruar, si janë larguar dhe si janë ndërtuar rregullat e pashkruara të demokracisë.

Mjafton të shikosh se çfarë ndodh me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, për të kuptuar se sa keq po shkon demokracia dhe sa regres po bëhet.

Janë kontrolluar, pasi dyshohen, dy persona, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut dhe Arbër Veliaj, vëllai i tij.Sekuestro telefonash, shuma të mëdha parash, kontroll në banesë e kështu me radhë. Kryebashkiaku reagoi dhe tha s’ka hetim ndaj tij, por thjesht ishte marrë telefoni i Ajolës.

Erioni e mohoi gruan e tij, nxori një tigër në fillim, pastaj tha hetimi është ndaj saj. As Ajola Xoxa dhe as Arbër Veliaj nuk janë subjekte për t’u hetuar nga SPAK-u, pasi ky institucion heton krimin e organizuar ose persona, zyrtarë të lartë të shtetit me akuza për korrupsion.

Ajolën dhe Arbrin nuk i dimë të lidhur me grupet kriminale. E vetmja lidhje është Erion Veliaj dhe akuza për korrupsion ndaj tij. Këtu fillon dhe një nga rregullat e demokracisë.

Në momentin kur hetohesh me një akuzë për korrupsion, për të shpëtuar fytyrën e një institucioni jep dorëheqjen.Është një nga rregullat kryesore të demokracisë e jo më pastaj hetimet të shkojnë në dhjetëra apo qindra dosje që përfundojnë te bashkëshortja, te vëllai e kështu me radhë.

Nuk lidhet në demokraci zyrtari pas karriges, por në momentin që ka një akuzë të dyshuar ai jep dorëheqjen deri në përfundimin e hetimeve.

Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, për të mos hedhur baltë mbi institucionin.

Ai është nën hetim i dyshuar për korrupsion. Hetohet Ajola, hetohet Arbër Veliaj. SPAK-u ka për detyrë të mbajë sekret hetimin, opozita ka për detyrë të bëjë politikë, mediat të zbardhin dhe të raportojnë dhe fillon goditja e institucionit.

Institucionet dhe bashkia nuk kanë pse bien bashkë me një kryetar bashkie që dyshohet dhe është duke u hetuar.

Bie Erion Veliaj apo jo kjo është çështje e kohës dhe hetimeve që ka SPAK-u, por institucioni duhet shpëtuar dhe që të shpëtohet institucioni dhe që të ketë standarde të vërteta, të zbatohen rregullat e pashkruara për të qenë vërtetë një demokraci, Erion Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Erion Veliaj s’e jep. Duhet ta kërkonte Edi Rama publikisht se nuk ka rëndësi se çfarë bën kryeministri e merr e çon në një cep atje në fushatë dhe e heq nga drejtues politik, çështja është që institucioni i bashkisë po përbaltet.

Nuk ka arsye për të mbajtur Erion Veliajn, duhet mbajtur rregulli i demokracisë, duhet mbrojtur institucioni sepse tani të gjithë kanë filluar, një thotë u gjetën 80 mijë euro në zyrën e Ajolës, një tjetër 200 mijë, Sali Berisha tha 240 mijë, tha dhe një hamam që qe gjetur aty brenda.

Do të fillojnë hamendësime, akuza, baltë, të vërteta, të pavërteta të përziera me njëra-tjetrën, por këto rëndojnë mbi Bashkinë e Tiranës.

Në fakt është Erion Veliaj që po hetohet dhe për të vendosur rregullat e demokracisë Erion Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

CNA ka bërë dhe një raportim që Veliaj humbi shansin për t’u bërë kryeministër sepse mund të ishte dorëhequr, të kishte dalë qytetar i lirë, të zbardhte akuzat e SPAK-ut dhe më pas të kthehej furishëm dhe pse jo të bëhej kryeministër i vendit në rast se është ky burrë i ndershëm.

Por Erion Veliaj nuk e jep dorëheqjen se është frikacak, se do të fshihet pas gishtit, do të lidhet pas karriges, është një nga kolltukofagët, siç i quan Fan Noli, më të neveritshëm që ka njohur shteti shqiptar.

Ndaj është gati që bashkë me të ta "varrosë" edhe Bashkinë e Tiranës. Por lidershipi politik nuk duhet ta lejojë që një institucion të bjerë me emrin e një individi, qoftë ky Erion Veliaj./Nga CNA.al

EMISIONET