“11 MAJI”/ KQZ: Masa për presionin e votuesve dhe keqpërdorimin e administratës. Kume: T’i jepet fund shitblerjes së votës

Presioni ndaj zgjedhësve gjatë fushatës dhe ditën e votimit, keqpërdorimi i administratës por edhe shitblerja e votës u konsideruan thelbësore për procesin që mbahet në 11 maj. Në tryezën e organizuar nga KQZ dhe OSBE palët kërkuan të mos ketë neglizhim për hetimin e denoncimeve

“11 MAJI”/ KQZ: Masa për presionin e votuesve dhe

Dekretimi i datës 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ka hapur sfidën për masat mbi fshehtësinë e votës dhe ndëshkimin e presionit mbi zgjedhësit.

Në tryezën e diskutimit kreu i OSBE në Tiranë theksoi rëndësinë e procesit. Për drejtuesit e KQZ-së garantimi i votuesve dhe ndalimi për të keqpërdorur administratën duhet të jenë në fokus të veçantë.

Bashkëpunimi me policinë e shtetit në ditën e votimit po ashtu u cilësuan thelbësore. Nga Shoqëria Civile u kërkua të mos neglizhohen rastet e fotografimit të votës

Skëndaj: “Kur është shkrepur foto policia është mjaftuar vetëm duke parë që s’ka foto në telefon. Prokuroria duhet ta kontrollojë edhe nëse ka pasur fshirje të fotos dhe kush e ka nxitur votuesin për ta bërë këtë gjë.

Komisionerët të mbajnë procedura edhe për ata që nuk kanë mundësi të votojnë vetë,ti ndihmojmë dhe të kemi një bashkëpunim shumë të mirë”.

Për Kristaq Kumen duhet bërë më shumë për të ndalur shitblerjen e votës.

Kume: “Zgjedhësit të lejohet të votojë në mënyrë të lirë dhe me vullnetin e tij, numri i votimeve të jetë i saktë dhe të parandalojmë shitblerjen e votave”.

Realizimi i procesit të votimit prej emigrantëve, po ashtu u kërkua t’i kushtohet rëndësi e veçantë, kjo nisur nga fakti se realizohen për herë të parë.

KONFERENCA E PLOTE

EMISIONET