Ja si do të organizohet protesta e ditës së hënë

Ja si do të organizohet protesta e ditës së hënë

Pas protestës së mbajtur nga opozita ditën e sotme, kryetari i PD, Sali Berisha, nga selia e Partisë Demokratike tha se revolucioni do të vazhdojë ditën e hënë në orën 17:00 para parlamentit.

Poll

Debutet i PD-së, Luan Baçi në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari tregoi detaje rreth mënyrës se si do të zhvillohet protesta.

Luan Baçi: Ka një seancë ditën e hënë në orën 5 pasdite. Deputetët do të venë në parlament. Kanë bërë një përjashtim për 8 deputet dhe kanë marrë masat që të mos futemi në parlament. Ne do të vemi atje. Kemi ftuar dhe ftojmë çdo qytetar për të mbështetur që ne të jemi pjesë e parlamentit. Nuk duhet të vendoset garda përpara ër të penguar deputetët të bëjnë punën e tyre. Qytetarët duhet të jenë çdo ditë në protestë e ti kundëvihen këtij njeriu të papërgjegjshëm. Mendoj se nuk ka nevojë për organizim e skenare, qytetarët e bëjnë vetë protestën.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET