Institucionet raportojnë në KQZ! Bashkitë tregojnë aktivitetet, vetëm dy ministri tregojnë agjendën

Institucionet kanë nisur me raportimet në KQZ për aktivitetet e tyre që do të monitorohen nga data 11 janar deri më 11 maj, ditën e zgjedhjeve. Në rast se do të ketë elemente të fushatës elektorale ata do të gjobiten.

Në KQZ janë regjistruar raportimet e para të aktiviteteve që do të mbahen nga data 11 janar deri në momentin e votimeve në maj.

Bashkia Roskovec është e para e listuar. janë 12 aktivitete të deklaruara nga Majlinda Bufi e që do të mbahen nga data 13 janar deri në datën 24 janar. Takimet parashikohen në fushën e arsimit, inspektime të mjedisit dhe infrastrukturës së vendit apo edhe konsultime publike.

Ashtu si Roskoveci edhe Bashkitë Shkodër, Lushnje, Fier Përmet dhe Berat kanë paraqitur në KQZ agjendën ccka tashmë është publikuar. Pjesa më e madhe e takimeve kanë të bëjnë me zhvillimin urban dhe infrastrukturën por nuk mungojnë dhe aktivitetet kulturore.

Për monitorimin e aktiviteteve, KQZ ka ngritur një grup pune prej 96 personash që në fokus do të kenë këqyrjen e vendit ku zhvillohet aktiviteti dhe përmbajtja. Prezenca e kandidatëve për deputet në këto raste është e ndaluar.

Deri mesditën e së premtes Ministra e Brendshme dhe Ministri për pushtetin vendor kishin bërë publike programin e tyre. Në to parashikohet të flasin si ministrat por edhe Kryeministri Edi Rama.

EMISIONET