Mblidhet grupi parlamentar i PD/ Në fokus vota e diasporës, Berisha: Ka filluar identifikimi i emigrantëve

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot, për të diskutuar për regjistrimin e votës se diasporës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje kreu i PD, Sali Berisha tha se ka nisur procesi i regjistrimit të emigrantëve, ndërsa tha se 70% e emigrantëve janë kundër qeverisë, kundër mafias sipas tij.

Berisha: Mirëdita!
Ndonëse kemi uruar njëri-tjetrin, por edhe njëherë një vit të mbarë, shëndet dhe fitore!

Qëllimi i kësaj mbledhje është angazhimi ynë total në fushatë elektorale, duke bërë një skemë të re në mendjen tonë, siç e kemi flamurin, njëra kokë në Shqipëri dhe koka tjetër në emigracion dhe diasporë.

Sepse na ndjekin ne gjithë jetën, bicefalitë.

Nëse kombet tjera i kanë patur mitologjike, ne i kemi reale. Ndaj dhe i kemi reale sepse sot, ka shumë, shumë mundësi që më shumë votues shqiptarë janë jashtë se brenda vendit.

E këtu nuk është fjala për diasporë të 100 viteve më parë, se edhe ata janë dhe e meritojnë, e jemi krenar me ta.

Por këtu është fjala që vetëm në 10 vitet e fundit sipas statistikave të BE-së në hapësirën Shengen janë larguar nga Shqipëria për në hapësirën Shengen 1 milionë e 99 mijë shqiptarë.

Statistika e fundit është 1 milionë e 99 mijë shqiptarë në hapësirën Shengen.

Pa llogaritur pastaj që absolutisht nga Afrika e Jugut, gjer tek Kepi i Veriut madje edhe ne Groenlandë gjenden shqiptarë.
Ka kudo dhe në çdo vend.

Janë bërë përpjekje serioze. Këtu është ngritur një qendër digjitale, në degë ka filluar identifikimi i emigrantëve, janë bërë një seri takimesh në Greqi, Itali, SHBA, Britani e madhe.

Por po të kemi parasysh planetin si konstituencë, këto janë pika uji në oqean, këto që kemi bërë ne deri tani.

Së dyti, të themi të vërtetën, zgjedhjet për gjysmën e shqiptarëve përfundojnë në datën 12 mars.

Sepse ajo është data e fundit e regjistrimit të tyre, pastaj ata kanë alternativë të vetme të vijnë në Shqipëri dhe nuk mund të votojnë më, me mekanizmin ligjor të miratuar për votën e tyre.


Edhe kjo përbën një detyrim për ta përparësuar këtë proces.

EMISIONET