Incineratori i Tiranës, Balliu: Zoto dhe Mërtiri, kanë zero autoritet zyrtar për të firmosur apo lëvruar para nga bashkia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari për Organizimin në grupin e “Rithemelimit”, Klevis Balliu ka reaguar lidhur me sekuestrimin e incineratorit të Tiranës nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Përmes rrjeteve sociale, Ballliu thekson se Zoto dhe Mërtiri janë dy individë, të cilët kanë zero autoritet zyrtar për të firmosur apo lëvruar para nga bashkia e Tiranës.
Fakti, thotë Balliu, mbetet që pa firmën e Erion Veliajt, inceneratori i Tiranës nuk do mundë të fillonte kurrë.
“I vetmi person zyrtar me firmë që mund të firmoste për inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj.
Zoto dhe Mërtiri janë dy individë, të cilët kanë zero autoritet zyrtar për të firmosur apo lëvruar para nga bashkia e Tiranës.
Fakti mbetet që pa firmën e Erion Veliajt, inceneratori i Tiranës nuk do mundë të fillonte kurrë.
Arrestimi i Veliajt do të kthente në xhepat e qytetarëve plot 100 milionë euro të vjedhura nga Veliaj, Zoto dhe Mërtiri”, shprehet ish-ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu.



