Ish-deputeti i PS: Inceneratorët, produkt i veprimtarisë kriminale, pasqyrojnë zaptimin e Shqipërisë nga monopolet

Ish-deputeti i PS: Inceneratorët, produkt i veprimtarisë kriminale,

Ish-deputeti dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste, Ilir Zela, ka folur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ku është shprehur se janë produkte të veprimtarisë kriminale.

Përmes një postimi në Facebook, Zela është shprehur se inceneratorët nuk janë vepra publike që kanë si qëllim zgjidhjen e emergjencës mjedisore, por  janë produkte te veprimtarisë kriminale.

Ndër të tjera Zela ka deklaruar se inceneratorët pasqyrojnë zaptimin e Shqipërisë nga monopolet dhe abuzimin me pushtetin. Ky reagim ven pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës nga SPAK.

Reagimi i plotë i Igli Zelës

Inceneratoret nuk jane vepra publike, nuk jane zgjidhje te emergjences mjedisore, nuk jane partneritet publik privat, nuk jane burime energjie.

Inceneratoret jane produkte te veprimtarise kriminale!

Jane shfaqja me e turpshme e zaptimit te Shqiperise nga monopolet, papergjegjshmeria dhe abuzimi me pushtetin.

Jane ilustrimi i rezultatit te pushtetit pa llogaridhenie.

Jane kulmi i çatise se zhvatjes sistematike te shqiptareve!

Inceneratoret jane fundi i populizmit me te shemtuar politik i cili iu imponon prej vitesh shqiptareve perversitetin si modernitet!

Inceneratoret jane klithma e nje populli te zhvatur i cili kerkon drejtesi!

EMISIONET