Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: SPAK duhet të intensifikojë dhe ta marë seriozisht hetimin e kësaj skeme mafioze
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka bëri thirrje SPAK të intesifikojë hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë përgjegjesit e vertetë për aferën e inceneratorëve.
Ndërsa akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj, si përftuesin real të inceneratorit, Këlliçi u shpreh se masat e ndalimit u ekzekutuan 5 muaj me vonesë.
Këlliçi u ndal edhe te censura e disa mediave në raportimin e kësaj ngjarje, duke thënë se jane financuar me paratë e inceneratorëve.
"Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë.
Një shqyrtim i detajuar i vendimit gjyqësor dhe shkresave të Ministrisë së Infrastrukturës si dhe Administratorit Shtetëror, tregon qartë lidhjet korruptive dhe manipulimin e dokumentacionit nga ana e Bashkisë Tiranë.
Mosfunksionimi i Njesisë së Zbatimit të Projektit dhe bllokimi i komunikimit nga Bashkia Tiranë shfaqin dështimin strukturor të monitorimit të inceneratorit.’
Anëtari i kryesisë së PD, e përmbyll reagimin e tij, duke i bërë thirrje SPAK, të intensifikojë dhe ta marë seriozisht hetimin, për të zbuluar përgjegjësit e vërtetë dhe të godasë përfituesit realë në këtë skemë mafioze.
REAGIMI I PLOTË I BELIND KËLLIÇIT
Inceneratori i Tiranës: Bashkia nën hetim, SPAK në udhëkryq dhe mediat në heshtje.
1/ Mungesa e medias në raportimin e kësaj ngjarjeje tregon hapur censurën mbytëse, të financuar frikshëm me paratë e inceneratorëve. Sa prej mediave flasin sot për inceneratorin e Tiranës?
2/ Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë;
3/ Një shqyrtim i detajuar i vendimit gjyqësor dhe shkresave të Ministrisë së Infrastrukturës si dhe Administratorit Shtetëror, tregon qartë lidhjet korruptive dhe manipulimin e dokumentacionit nga ana e Bashkisë Tiranë;
4/ Mosfunksionimi i Njesisë së Zbatimit të Projektit dhe bllokimi i komunikimit nga Bashkia Tiranë shfaqin dështimin strukturor të monitorimit të inceneratorit;
5/ SPAK duhet të intensifikojë dhe ta marë seriozisht hetimin, për zbuluar përgjegjësit e vërtetë dhe të godasë përfituesit realë në këtë skemë mafioze korruptive.