Ikën Artan Lame, në krye të Kadastrës Dallëndyshe Bici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2023, 21:04
Artan Lame nuk do të jetë më kreu i Kadastrës. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Në krye të kësaj Agjencie është emëruar Dallëndyshe Bici, e cila deri sot ka drejtuar Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Bici pritet të prezantohet nesër në krye të Kadastrës, ndërsa shkaqet e dorëheqjes së Lames nuk dihen.