“Krimi ka pushtuar Shkodrën”/ Berisha: Ushtarët e tij janë qeveritarët dhe policia

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme, komentoi ngjarjet kriminale të ndodhura një pas një në qytetin e Shkodrës, teksa për këtë fajësoi drejtpërdret qeverinë.

‘Krimi është vendimmarrësi më kryesor për arsye se ligji nuk ekziston për krimin. Ai ka ushtarët e tij ministrat, qeveritarët, zyrtarët, drejtorët e policisë që i blen me lecka, që i urdhëron si ushtarë të bindur’’, u shpreh Berisha.

Deklarata e plotë e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë.

Mirënjohje oratorëve të platformës së fjalës së lirë.

Një urim të përzemërt Deas për ditëlindjen e saj.

Një përqafim të fortë Dionisit për fjalën e tij.

Të dashur miq, sot Shqipëria ka nevojë për zërin e çdo shqiptari. E çdo të riu, çdo adoleshenti, çdo të mituri, çdo burri, çdo gruaje, çdo të moshuari sepse çdo ditë që vendi përjeton, ai bëhet më i pasigurt.

Ju jeni dëshmitarë se si krimi ka futur në darën e tij të pamëshirë Shkodrën.

Kalohet nga një atentat në një atentat.

Nga një ekzekutim në një ekzekutim tjetër.

Ju jeni dëshmitarë se krimi godet pa mëshirë në Tiranë.

Dhe se ai është vendimmarrësi më kryesor.

Ai është vendimmarrësi më kryesor për arsye se ligji nuk ekziston për krimin.

Ai ka ushtarët e tij ministrat, qeveritarët, zyrtarët, drejtorët e policisë që i blen me lecka, që i urdhëron si ushtarë të bindur.

EMISIONET