Alarmante/ Eksperti hedh dyshime për garën fiktive: Nuk besoj se kreu i ri i policisë do të zgjidhet sipas meritës

I ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte sh-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, për të folur për ligjin e ri për drejtuesit e policisë.

Një drejtor me konkurim me mandat 5-vjeçar, si e keni parë një ligj të ri për drejtuesit e policisë dhe çfarë do të sjelli kjo?

"Çdo ndryshim mendoj se është pozitiv në aspektin ligjor, sepse zhvillimet në përgjithsi do të thotë se janë shumë dinamike. Edhe ndryshimet në policinë e shtetit janë pozitive në parim, por problemi dhe skepticizmi im është që realisht këto janë ashtu siç thuhen apo thjesht shkruhen dhe bëhen ashtu siç janë bërë gjithmonë. Kjo është dilema dhe mosbesueshmërja jonë si qytetar sepse asnjëherë nuk kemi parë të jetë bërë një konkurs i mirfilltë dhe të mos jetë bërë ndërhyrje nga politika", tha ish-drejtuesi i policisë.

 

EMISIONET