I bezdisur dhe duke pirë ujë/ Rama vjen në Kuvend vetëm pak minuta nën tymin e opozitës

I ftohtë dhe disi i bezdisur. Kështu është shfaqur kryeministri Rama ditën e sotme në Kuvend.

Ai erdhi një orë para seancës, por nuk u fut në sallë, pasi deputetët e opozitës ishin në protestë brenda.

Ai u fut fiks në orën 10:00 në sallë, ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla u kërkoi deputetëve që të miratojnë projekt buxhetin e vitit 2024.

Rama ishte ulur në vendin e tij të zakonshëm, teksa pinte ujë nën tymin e lëshuar nga deputetët e opozitës në sallë.

EMISIONET