Opozita plas tymueset në Kuvend, Nikolla: “Kush është pro? Miratohet”, 5 min duhen për Buxhetin, 73 vota pro mes tymit
Flakadanë tymues, zjarr dhe karrige të përmbysura. Kjo është panorama e krijuar në seancën parlamentare, ku mes protestës së opozitës mazhoranca votoi në parim brenda 5 minutash projektbuxhetin. Ndryshe nga më parë këtë të hënë edhe garda ishte më e shumtë në numër
Kuvendi miratoi në parim buxhetin mes flakëve dhe tymit të shkaktuar në protestën e opozitës.
Në vetëm 4 minuta e 42 sekonda Lindita Nikolla hapi dhe mbylli seancën, e cila u parapri me përplasje mes deputetëve demokratë dhe gardës.
Me nisjen e punimeve në mes ulëseve të ministrave dhe ndarjes së deputetëve mazhorancë opozitë u vendosën efektivët.
Në folësen e kuvendit demokratët vendosën sërish karriget përmbys.
Ndryshe nga seancat e shkuara votimi i projektbuxhetit u ndoq edhe nga kryeministri Edi Rama, e përball tij Flamur Noka ndezi dy flakadanë.
Edhe dy të tjerë u panë në ulëset e opozitës.
Ndërsa ndryshe nga më parë flaka u vu në një tjetër.
Tentativa për ta fikur me ujë doli nga kontrolli ndërsa ra në dysheme.
Incidentet nuk u mbyllën me votimin dhe flakadanët, por Flamur Noka hodhi një prej tyre, të fikur, drejt kryeministrit Edi Rama në momentin që ai po largohej.
Tashmë projektbuxheti do të vijojë të diskutohet nen për nen në komisionet parlamentare e më pas për tu rivotuar në tërësi.
Opozita ka deklaruar se do të vijojë aksionin deri sap s të pranojë ngritjen e 8 komisioneve hetimore por edhe ndryshimin e emrave që do të realizojnë reformën elektorale.
Sot u miratua:
Miratohet në parim me 73 vota pro Pr/buxheti 2024
Miratohet në parim me 73 vota pro ligji për akcizat
Miratohet në parim me 73 vota pro ligjet për taksat
Miratohet në parim me 73 vota pro ligji për Tatimet dhe TVSH