Hysaj: Në vend që të fokusohemi tek zbardhja e farsës, humbasim kohë duke kërkuar “fajtorin” brenda opozitës

Hysaj: Në vend që të fokusohemi tek zbardhja e farsës,

Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Jola Hysaj thotë se kur zgjedhjet janë farsë, edhe “fitoret” janë pa gëzim.

REAGIMI I JOLA HYSAJT

E vërteta është e thjeshtë: kur zgjedhjet janë farsë, edhe “fitoret” janë pa gëzim.

Në vend që të fokusohemi tek zbardhja e farsës elektorale, humbasim kohë duke kërkuar “fajtorin” brenda opozitës.

Në një vend normal, gjithë energjitë pas një procesi të dyshimtë zgjedhor do të përqendroheshin tek gjetja e provave, tek transparenca dhe hetimi i manipulimeve. Por si gjithmonë, në vend që të luftohet farsa, kërkohet të syrgjynoset opozita.

Ajo që më bën më shumë përshtypje është mungesa e entuziazmit nga të ashtuquajturit "fitues". Nëse je votuar aq shumë, sa që as vetë nuk ka ende një shifër zyrtare se sa ka qenë pjesëmarrja, si është e mundur që në vend të festës, fokusi të jetë tek problemet e brendshme të Partisë Demokratike?

Kjo tregon shumë: një fitore që nuk gëzon askënd, një proces që nuk bind askënd, dhe një pushtet që frikësohet edhe nga hija e opozitës.

Kjo nuk është demokraci.

Kjo është një farsë që kërkon zbardhje dhe jo shpërqendrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jola Hysaj (@jola.hysaj)

EMISIONET