Berisha: Ja skandalet dhe mashtrimet e Irena Gjokës! KLGJ e mori në mbrojtje në mënyrë të turpshme! Aida e BKH-së raportonte çdo mëngjes tek Ardi Veliu

Berisha: Ja skandalet dhe mashtrimet e Irena Gjokës! KLGJ e mori në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në dalje të SPAK, ka listuar të gjitha skandalet dhe mashtrimet e gjyqtares Irena Gjoka, të cilën e etiketon si “Irena me 5 mbiemra”.

‘KLGJ e mori në mbrojtje në mënyrë të turpshme’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëve.

Berisha ka denoncuar edhe ish-kreun e BKH-së, Aida Hajnaj se dekonspironte operacionet te spiuni i Edi Ramës.

Ai ka deklaruar se gratë duhet të kenë standarde më të larta morale dhe të distancohen nga krimi. Berisha u shpreh se të gënjesh për dënimet është një krim dhe se ekziston dokumenti me vulë apostile që e dëshmon këtë.

Ai theksoi se ato gra që turpërojnë gjininë e tyre, turpërojnë edhe vetë njeriun. Mesazhi i tij është se përgjegjësia morale duhet të jetë prioritet, sidomos për gratë në shoqëri.

DEKLARATAT E BERISHES NGA SPAK

Berisha: Ja skandalet dhe mashtrimet e Irena Gjokës! KLGJ e mori në

Tani, të dashur qytetarë, Irena me 5 mbiemra ka këtë kurrikul. Me datën 26 tetor 2023, avokatët e mi i kërkojnë të japë dorëheqjen për konflikt interesi meqenëse ajo ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996 me firmën e Sali Berishës. Por, Irena nuk pranoi të japë dorëheqjen sepse tha nuk keni dokument për këtë gjë.

Pyeti a keni dokument, nuk ka rëndësi se ishte shkarkuar. Në nëntor të vitit 2023, KLGJ u jep avoketërve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996.

Por, dëgjoni tani fytyrën e KLGJ, por dy javë më vonë, KLGJ gënjen deputetët e PD duke u shkruar se kinse nuk ka marrë vendimmarrje të KLD në vitin 1996. Pra, pasi e kishte dorëzuar këtë.

E kuptoni se çfarëmalli janë këta? Çfarë llumi njerëzor janë këta? Dy javë para dorëzojnë dokumentin, pas dy javësh u thonë deputetëve nuk ekziston dokumenti. A e imagjinoni ju se çfarë përfaqësoni këta?

Pra në nëntor të vitit 2023 u japin avoketërve të mi vendimin e shkarkimit të Irenës me 5 mbiemra në vitin 1996 nga KLD.

Pas dy javësh, këta që vetëm llum mund t’u thuash, llum shteti se gjë tjetër nuk mund të jenë, i gënjejnë deputetët duke shkruar se nuk ka vendimmarrje KLD-ja në vitin 1996.

Në dhjetor të vitit 2023, kërkesa e avoketëreve për dorëheqje për konflikt interesi meqenëse ishte e shkarkuar nga KLD në vitin 1996, duke dorëzuar edhe vendimin e KLD, Irena me 5 mbiemra nuk pranoi se ai ishte vendim kolegjial, paçka se kryesohej nga Presidenti i Republikës.

Në mars të vitit 2024, gazeta greke Ta Nea boton shkrimin që Irena Gjoka është e dëbuar nga Greqia. Por mediat e PS në kor me në krye Idajet Beqirin dhe Frrok Çupin, shkruajnë se ky shkrim është porositur nga Tirana.

Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë të fuqishme në mbrojtje të Irena Gjokës në vend që të hetonte atë.

Vetëm sa nuk i thotë virgjëresha e drejtësisë jo në kuptimin biologjik, por moral. Mediat e Ramës shpikin një letër nga policia që nuk është i vërtetë lajmi për Irena Gjokën.

Me 4-5 maj të vitit 2024, ishte ditë e shtunë, e dielë, Pashkë, gazeta Proto Thema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës nga Greqia.

Me 7 maj të vitit 2024, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se po nis hetimin e thelluar, Olsi me shumë probleme, Olsi problematik. 

Me 14 maj, hetim pa rezultat se kërkesat e prokurorisë kalojnë nga Ulsi Manja, i cili bën ato që do.

Me 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbime të delinkuentes falsifikatore Irena, simbol i narkoshtetit dhe drejtësisë së edi Ramës, por edhe vendimin penal të formës së prerë, të dënuar nga Gjykata e Janinës.

Me 5 maj 2025, paraqita para jush këtu dokumentin me vulë apostile, i cili faktonte se Gjykata e Janinës e kishte dënuar atë 3 muaj burg.

Me 5 maj të vitit 2025, mohon që të ishte dëbuar apo dënuar nga Greqia në një intervistë që i jep BIRN-it.

Me 6 maj del prokura e vitit 2003, që Irena Gjoka kishte lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia, pra alibia që nuk kishte dijeni. 

E kuptoni se çfarë personi është kjo?

Berisha: Ja skandalet dhe mashtrimet e Irena Gjokës! KLGJ e mori në

Një ditë para deklaronte se nuk jam zbuar dhe dënuar kurrë, paçka se kishte lëshuar prokurë për të kundërshtuar dënimin, për të kundërshtuar dëbimin dhe kishte autorizuar avoketër. Mashtrim publik i rëndë.

Me 8 maj i kërkojmë KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës. Prokuroria fshihet pas asaj se Ulsi Vuitoni apo i 500 mijë eurove edhe ky, me regjistrim, nuk jep përgjigje.

Në qershor të vitit 2025 del se Irena Gjoka jo vetëm është dëbuar dy herë, por ka dënim penal të formës së prerë, të konvertuar më pas, ka falsifikuar dokumentarin e dekriminalizimit, pasi nuk e ka deklaruar këtë në formular dhe për këtë ka kryer vepër penale.

Ka gënjyer në veting për të justifikuar 60 milionë lekë të paligjshme duke paraqitur një kontratë të vitit 1996 mes burrit të saj dhe vëllezërve të saj, dhe duke përmendur në atë kontratë nenet e një kodi civil të miratuar të paktën pothuajse 19 vjet më vonë.

Pra, Irena Gjoka, e cila ka në CV-në e saj një seri veprash penale të rënda, një mashtruese ordinere, një gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit, një gjykatëse që duhej të shkonte në burg dhe jo në gjykatë, për shkak se është e dënuar me burg, ndjehet e fyer pse unë i bëj një pyetje publike.

Nuk është kjo çështje se Irena dhe Dumani janë si tenxherja dhe kapaku. Janë si binjakë siamezë në moral dhe çdo gjë. Por këtu është problemi i një sistemi të ngritur nga Edi Rama dhe të keqpërdorur në shkallën me ekstreme.

E kuptoni ju edhe njëherë, Irena me 5 mbiemra, me dënime, me dëbime, e mashtrime, delinkuente, konsideron fyerje pyetjen që i unë i bëj. Me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit, ajo bën kallëzim ndaj meje.

Tani, ky është sistemi.

Atë pyetje, unë e kam bërë publikisht dhe nuk kam marrë përgjigje. Asaj pyetje duhet t’i japë përgjigje Irena Gjoka, e cila duhet të deklarojë ka biseda apo nuk ka biseda me Alket Hysenin.

Ka pasur apo nuk ka pasur dosje të Alket Hysenit. Apo nuk është kështu? Informacionet unë i kam të shumëburimshme, por kurrë ndonjëherë burimi nuk do dalë sepse qytetari dixhital është sot burimi i vetëm si institucion për qytetarët shqiptarë.

Në një kohë kur Shërbimi Informativ Kombëtar ka bashkuar aksionet me Ergys Agasin dhe kartelet.

Në një kohë kur Troplini i Skapit njoftoi apo nuk arrestoi Troplinin e Durrësit... dhe e keni vënë re ju, ka një hetim kush e informoi Troplinin e Durrësit për t’u larguar? Asnjë hetim sepse atë e ka pasur në dorë Dumani.

Unë mund të them se e informoi Irena Gjoka, por nuk e them se Irena Gjoka ia ka dorëzuar atij me 30 prill dhe Troplini ka qenë gjer me datën 13 në Durrës. Pasi inauguroi festën e Arkend Ballës, Drazhit dhe të tjerëve, atëherë u tha mirupafshim.

Ka një hetim ky Dumani që mbante në xhep urdhër-arrestet gjersa ai të përfundonte në Dubai apo ku të përfundonte? Asnjë, sepse ai është vetë autori. Një minutë se është arratisur El Çapo, njeriu më kryesor i kartelit më kryesor të Europës. I vetmi kartel në Europë që disponon portin plotësisht.

Të gjitha këto tregojnë për një konglomerat të krimit me kreun dhe institucionet e tjera të narkoshtetit. A e dini ju se ajo Aida Hajnaj e BKH-së, pothuajse çdo ditë në 6 të mëngjesit, i raportonte Ardi Veliut, spiunit të Edi Ramës. Po! U habitën policët që e mbronin Hajnien.

Ardi Veliu në stilin e vjetër të Sigurimit, shkonte te burimi në 6 të mëngjesit. Burimi ishte Hajnia. Ardi Velia është një eksponent i krimit nga më të rrezikshmit.

Së pari, sipas kësaj logjike, në qoftë se një grua tradhton, ajo nuk quhet tradhtare. Në qoftë se një grua vjedh, ajo nuk quhet hajdute. Në qoftë se një grua kryen krim, ajo nuk është kriminele.

Çfarë mendon ti, se shenjtëria e gruas mund të përdoret për të mbuluar krimet? Përkundrazi, qenia grua përbën një standard moral më të lartë për të qëndruar më larg krimit.

Dhe ato të cilat turpërojnë gruan, turpërojnë gruan dhe njeriun. Sepse të dalësh dhe të thuash se nuk jam dënuar ndonjëherë, në një kohë kur ekziston me vulë apostile dokumenti i dënimit, ke fshehur një krim.

Të gënjesh në shtet që nuk jam dënuar, ke kryer një krim. Të parat që duhet të distancohet nga ky soj grash, që të mos mbiftë në shtet, jo më në shtëpi, duhet të jenë gratë.

Gratë kanë pa diskutim standardet më të larta, nuk ka diskutim këtu dhe e meritojnë, por kur tejkalojnë çdo lloj standardi, ato turpërojnë shumë keq gjininë e tyre në radhë të parë.

Unë ekzistoj në të gjitha mediat, pyetjet e mi. Pa diskutim unë nuk mohoj asgjë. Unë i kam adresuar pyetjen dhe sipas standardit elementar të transparencës, një njeri thotë kjo nuk është kurrë e vërtetë.

Unë nuk e kam lajm timin. Por unë lajme, të cilat kanë interes për publikun, nuk i mbaj kurrë, sepse përndryshe nuk mbroj interesat e qytetarëve.

Në qoftë se unë mbaj një lajm për çdo zyrtar publik, jo për privat, unë indirekt bëj mburojën e tij sepse ai që ma dërgon mua lajmin, ai më beson dhe ma dërgon që unë ta bëj publik.

Informacionet unë i nxjerr atëherë kur të vijnë. Ai informacion erdhi në gusht të atij viti dhe unë e bëra publik në gusht të atij viti. Kjo nuk është përgjegjësia ime, është përgjegjësia e atyre që më kanë dërguar informacionin se unë nuk kam pse ta mbaj.

Por mund të shtrosh pyetjen se pse gjykatësja nuk e bëri padinë në kohën kur ishte gjykatësja e çështjes. Domethënë ajo kishte të gjithë urrejtjen për të bërë padinë, por nuk e bëri sepse donte të konsumonte veprën e saj kriminale tek dosja, akuzat false tek dosja.

Se ajo po të kishte, do thoshte që ky zotëri po më intimidon, po më fyen. Nuk e hapi gojën se kishte misionin, por e bëri këtë pasi hoqi dosjen, ngriti padinë me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit.

Antimafia Italiane nuk ka mbështetur në asnjë fjalë dhe nuk mund të mbështesë kurrë largimin e Troplinit nga Shqipëria. Për Antimafian Italiane dhe operacionin URA, largimi i Troplinit është një nga aktet më të rënda që ka ndodhur.

Antimafia Italiane ka bërë të gjithë detyrat, por atë e largoi njeriu që mbajti në xhep për 20 ditë urdhër-arrestin e Irena Gjokës për Troplinin. Nuk është Antimafia Italiane që ekzekuton vendimet, por janë gjykatat dhe prokuroria shqiptare. Kështu që nuk besoj kurrë se Antimafia Italiane do donte të mos arrestoheshin bosët e kartelit.

Bosët e kartelit nuk donte të arrestoheshin Altin Troplini me Edi Ramën sepse këta po punon ditë e natë për vota në Durrës. Dhe ne i kemi denoncuar gjatë fushatës me dhjetëra herë. Edhe darkat e tyre në Kodër të Kuajve, edhe drekat e tyre në shtëpinë e Vangjushit.

Prandaj këtu, Dumani në qiell dhe tokë të hipë dhe zbresë, do quhet Troplin gjer ditën e fundit të jetës së tij. Troplin mbetet ai. Nuk mund t’ia hiqni këtë. Nuk bëni mirë. Sepse ajo ishte një gjë tmerrësisht e rëndë. Rëndojnë krime monstruoze mbi të. Njëlloj si Hajri. Kush e kishte Hajrin?

Ti e di shumë mirë që flitet për një shumë shumë të madhe, personalisht për Dumanin me Hajrin. Dhe Hajri që këta thonë se është në kërkim, merr leje ndërtimi para një viti me firmë të Edi Ramës.

Këta janë një konglomerat dhe ata që u fshehin shqiptarëve këtë të vërtetë, janë mjerane të narkoshtetit. Se këta janë konglomerat. Urdhëro, i akuzuar se ka prerë në copa kufomën, ky e di se çfarë ka ndodhur aty.

Por fjalët janë, në atë kohë janë thënë që ka dhënë 600 mijë euro. Unë dokumente nuk kam, por e vërteta është se ai është i lirë. Ai bëri fushatë aktive, ai shkoi dhe kërcënoi deputeten tonë.

Ndaj dhe mediat, i ftoj mediat të bëjnë një rishqyrtim të qëndrimeve ndaj narkoshtetit sepse, jo ju, se ju bëni një punë dhe rrezikoni në njëfarë mënyrë dhe unë e vlerësoj shumë, por ka të tjerë doktrinarë, ka banalistë, mercenarë, intelektualë mercenarë, të cilët paguhen dhe ushqehen nga narkoshteti dhe duan të mohojnë ekzistencën e narkoshtetit duke u tallur dhe poshtëruar veten e tyre.

Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë, i cilësuar nga mediat më serioze të botës, nga analistë, nga dokumentarë, i cilësuar nga institucione, de facto çdo ditë e më shumë del në pah fytyra e shëmtuar e narkoshtetit.”, ka thënë Berisha.

EMISIONET