Hetimi i FBI, Zekthi: Rama "lakuriq", pagoi për të denigruar opozitën te amerikanët

Analisti, Fitim Zekthi, tha në "Ora e Betit" se arrestimi i ish-zyrarit të FBI nxori lakuriq Ramën dhe shfryu përrallën e tij për financim rus të PD.

Zekthi tha se me këtë hetim,Rama është i vdekur politikisht.

Zekthi: Për ne si shqiptarë thelbi i problemit te ne është korrupsioni i qeverisë shqiptare dhe kryeministrit shqiptar. Kryeministri i Shqipërisë përpiqet të paguajë para që të paraqesë para botës dhe institucioneve amerikane opozitën shqiptare si një entitet politik që u shërben rusëve apo bashkëpunon me rusët. Është e tmerrshme. Kjo është pak a shumë ajo që ka bërë Partia e Punës me  futjen e armëve në kishë. Skenat komuniste të shëmtuara ku kundërshtari duhet asgjesuar, denigruar. Është rasti i dytë ku ne vihemi përballë një situate ku e vërteta del lakuriq, ndryshe nga çfarë është trumbetuar, rasti i Tahirit dhe rasti i Ramës. U bë një hetim në SHBA dhe doli se ky paguan para për të sharë të tjerët dhe e shet veten për demokrat të madh. Nuk arrij të kuptoj ende si SPAK nuk ka nisur një hetim, janë indicie të mjaftueshme për të nisur një hetim. Me këtë që ka ndodhur Rama do mbahet mend si kryeministri më i keq që ka pasur Shqipëria pas Mehmet Shehut.Ai ka vdekur politikisht, do vijë zvarrë dhe këto pak muaj. Mund të përfundojë dhe burgjeve. Do mbahet mend si politikani që prodhoi situata nga më të shëmtuarat për të dëmtuar opozitën duke shitur e blerë.

EMISIONET