Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Qyno: Shqipëria duhet të hetojë rolin e shqiptarëve në këtë histori
Gazetari, Elton Qyno, deklaroi në "Ora e Betit" se Shqipëria duhet të nisë një hetim për shettasit e saj të implikuar me ish-zyrtarin e FBI të arrestuar në SHBA për ndihmën ndaj një oligarku rus, në shkelje të sanksioneve amerikane dhe marrje ryshfeti nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë në Shqipëri.
Elton Qyno: Hetimi është kryer në SHBA. Padiskutim duhet që edhe Shqipëria të hapë një hetim dhe të verifikojë rolin e tre personave që janë përfshirë në këtë histori. Në cilësinë e drejtorit të kundërzbulimit të FBI në Nju Xhersi, McGonigal e ka pasur për detyrë të raportojë çdo udhëtim dhe të japë pikat e kontaktit. Një gjë e tillë nuk është bërë. Nuk ka dhënë detaje të qëllimeve të udhëtimit dhe financave të udhëtimit.
Që këtu FBI ka hedhur dyshime për këtë person që herë pas here çonte relacione hetimore për të hetuar dy kompanitë ruse që kishin marrë para nga Lulzim Basha apo PD duke i kanalizuar te kompania lobuese me të cilën PD kishte lidhur marrëveshje lobimi me qëllim bërjen e disa fotove dhe kryerjen e disa takimeve të Bashës në Amerikë.Kjo ka çuar në zbulimin e takimeve me ish-agjentin Agron Neza. Dy nga këstet janë dhënë në shtëpinë e personit të akuzuar në Nju Xhersit, një këst është dhënë me çantë brenda në makinën e këtij personi pasi kanë dalë nga restoranti kurse kësti tjetër në Shqipëri. Katër takime në 6 muaj nga 2017 në 2018.