Gjykata e mbylli në burg, OMONIA: Fredi Beleri vijon të jetë kandidat, të dielën do zgjidhet kryetar bashkie i Himarës

Gjykata e mbylli në burg, OMONIA: Fredi Beleri vijon të jetë

Organizata e minoritetit grek OMONIA në Himarë ka reaguar për Fredi Belerin dhe pretendimet se ai nuk është më kandidat për bashkinë e Himarës pas arrestimit të tij dhe vendimit të gjykatës së Vlorës për ta lënë në burg.

Në një deklaratë për mediat, OMONIA thotë se në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Beleri është kandidat dhe siguron se me votën e banorëve të dielën do të jetë kryetar bashkie i Himarës.

Deklarata e plotë

Propaganda e Ramës, Goros dhe Partisë Socialiste, përhapin lajme të rreme se Fredi Beleri nuk është më kandidat. Në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, ju sigurojmë se Z.Beleri është kandidat dhe me votën e banorëve të dielën do të jetë kryetar bashkie i Himarës!

Për të çelur faqen e re të ndryshimit për Himarën!Për kthimin e plotë të pronës! Për vendosjen e plotë të dinjitetit të qytetarëve! Për të rikthyer shpresën!Të gjithë së bashku për fitoren e madhe!

fredi beleri omonia

EMISIONET