Gara pa rival/ PD i kërkon KQZ-së pajisje zgjedhore për Berishën

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me një kërkesë për pajisje zgjedhore në kuadër të procesit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku në garë ka mbetur vetëm Sali Berisha.
Në shkresën e depozituar në KQZ më 6 maj 2026 dhe të firmosur nga sekretari organizativ Ervin Minarolli, PD kërkon vënien në dispozicion të:
30 kutive të votimit,
100 dhomave të fshehta,
si dhe 700 vulave plastike të sigurisë për kutitë.
Sipas dokumentit, këto materiale nevojiten për të garantuar standardet e administrimit të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 23 maj si dhe transparencën dhe sigurinë e votimit brenda partisë.
Ndërkohë, kërkesa ka tërhequr vëmendje për shkak se gara për drejtimin e PD-së tashmë konsiderohet formale, pasi kandidaturat e tjera janë skualifikuar, duke lënë Berishën kandidatin e vetëm.


