Ftohja me Turqinë dhe afrimi me Greqinë, Koka: Çfarë fshihet pas lëvizjes së papritur të qeverisë
Çështja e ndarjes së detit me Greqinë e vendos diplomacinë shqiptare në një nga pozitat më të vështira, ndërkohë që strategjia e ndjekur nga qeveria për ta dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare shihet me skepticizëm të thellë.
Gazetari Bledian Koka i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Beti Njuma, theksoi se lajmi se Shqipëria synon të ndërtojë një marrëdhënie strategjike me Greqinë, megjithëse në parim wshtw një zhvillim pozitiv, shihet si një sinjal i një ndryshimi të thellë në balancat diplomatike të vendit.
Sipas Kokws, ky afrim me Athinën nuk është një veprim i izoluar, por mund të fshehë një zhvillim tjetër domethënës: një ftohje të marrëdhënieve me një tjetër aleat kyç strategjik, Turqinë. Prej kohësh qarkullojnë informacione se raportet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan nuk janë më në nivelin e dikurshëm.
Kjo hipotezë vjen në një kohë kur aleanca me Turqinë, e cila në të kaluarën është manifestuar përmes projekteve të bujshme si ndërtimi i spitaleve apo investimeve në infrastrukturë, duket se po kalon në një fazë të re. Këto projekte, të cilat dikur konsideroheshin si shenjë e një partneriteti të fortë, tani interpretohen më shumë si marrëveshje transaksionale.
Bledian Koka: “Per ironi ju hoq imuniteti plot 13 parlamentarëve nga kuvendi grek. Jo ju hoq. Ata vetë kërkuan që t'i hiqej imuniteti. Është më e rëndësishme kjo për të kuptuar diferencën.
Ata vetë kërkuan që t'i hiqej imuniteti, ata vetë duan të hetohen në një drejtësi si ajo e Greqisë, jo si kjo e Shqipërisë, për akuzat që rëndojnë mbi ta për tjetërsimin e fondeve të IPARD-it, që atje akuzohet thjesht se kanë shkuar te fermerët, por kanë shkuar një çikë më shumë se ç'duhet, jo se nuk shkuan fare tek fermerët dhe me ato u bënë vila dhe fusha helikopteri, po kjo është çështje tjetër.
Mbetemi pak tek pyetja jote, se pyetja është shumë interesante. Pra, krejt papritur ne zbuluam se Shqipëria do të ndërtojë marrëdhënie strategjike me Greqinë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Pra, ne nuk jemi shquar tur si një vend që kemi prodhuar si me thënë konflikt. Përkundrazi, shpeshherë konfliktet e pretenduara nga pala tjetër na kanë rënduar si me thënë gjatë historisë tonë, por ja ku jemi sërish.
Unë mendoj që kjo pjesa e krijimit të një partneriteti strategjik me Greqinë fsheh diçka tjetër. Ose, që është një informacion që qarkullon shumë këtë kohë, fsheh ftohjen me një tjetër aleat tonin strategjik, që është Turqia. Dhe që ka shumë kohë që flitet gjatë këtyre kohëve, që raportet mes zotit Rama dhe zotit Erdogan nuk janë më ato që kanë qenë dikur”.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”


