Kapri: Në 13 vite të qeverisjes Rama nuk ka asnjë avancim në raport me çështjet me Greqinë

Deputeti Erlad Kapri i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Beti Njuma, deklaroi se në 13 vite të qeverisjes Rama nuk ka asnjë avancim në raport me çështjet me Greqinë

"Së pari, në 13 vite të pushtetit të Edi Ramës nuk ka asnjë ë zgjidhje apo ë avancim konkret në shqiptaro... në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Nuk e gjen dot. Pra nuk kemi zgjidhur asnjë gjë. Më thuaj një gjë që e ka zgjidhur Edi Rama në qeverinë e tij në raport me me Greqinë. Asnjë gjë. Së dyti, është krejtësisht e pamendueshme që del kryeministri...

Tani, këta janë gjëra administrative. Madje meqë po flisja, sot më shkruante një shqiptar nga Selaniku, thoshte nuk e kthej dot patentën, e kam të vështirë, sepse nuk implementohet kollaj marrëveshja. Nejse, po mos dal nga thelbi.

Tha kryeministri sot tek forumi, që brenda vitit ne do t'i zgjidhim të gjitha çështjet me Greqinë. Më fal, si do t'i zgjidhi çështjet me Greqinë, çështje shekullore brenda një viti kryeministri? Se ne nuk kemi ndonjë informacion, ne nuk dimë se çfarë bëhet", tha Kapri.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET