Fshihen gjurmët e Bashës në PD

Gjurmët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike po fshihen.

Të enjten Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi Ilirjan Celibashin, duke i dhënë të drejtë Enkeljed Alibeajt të regjistrojë PD-në në zgjedhjet e 14 Majit.

Që emri i Alibeajt të rezultojë në fletën e votimit si personi që drejton PD duhet të plotësojë këto kushte.

"Të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: Deklaratën me të dhënat për nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga nënkryetari Aliebaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë."

Për institucionet koha kur Berisha njihej si kryetar i PD ka mbaruar.

Pas gati tre orë diskutimesh, me shumicë votash 4 pro e një kundër, KAS rrëzoi kërkesën e PD-së së Berishës për t`u regjistruar në zgjedhjet lokale.

"Rrëzimin e ankimit të PD të përfaqësuar në seancë nga Ledio Nuraj dhe Franci Nuri".

Vendimin e KAS përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Indrit Sefa e cilësoi fitore.

"Është një vendim i ligjshëm dhe i drejtë."

Megjithatë me kundërshtarët brenda PD ka një tjetër betejë atë të përdorimit të emrit dhe logos për koalicionin.

"Do të marrim të gjithë hapat ligjorë."

Në një postim në rrjetet sociale Alibeaj tha se vendimi i Celibashit që vonoi me disa ditë regjistrimin është në dëm të PD.

Sërish bëri thirrje për bashkim me qëllim që në zgjedhjet e majit PD të dalë me një kandidat.

Për përfaqësuesit ligjor të PD-së së Berishës, vendimi i KAS ishte absurd e skandaloz.

"Sot KAS i dhuroi Enkelejd Alibeajt atë gjë që as ai vetë nuk e kishte kërkuar."

Paralajmëruan ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

"Absolutisht që do ta çojmë, rrugët e ankimit do ti ndjekim".

Me vendimin e KQZ dhe KAS Berisha mbetet jashtë zgjedhjeve.

Koalicioni me Ilir Metën është gjetur si zgjidhje për 14 majin por do të jetë sërish Celibashi që do të vendosë regjistrimin ose jo të Partisë Demokratike.

EMISIONET