FOTO/ Alibeaj mbledh grupin dhe Kryesinë, i bashkohet edhe Xhelal Mziu
I autorizuari nga Lulzim Basha për të ushtruar funkionet e drejtuesit të Partisë Demokratike deri në përfundim të zgjedhjeve vendore të 14 majit, Enkelejd Alibeaj, ka mbledhur në një nga hotelet e Tiranës, Grupin Parlamentar dhe Kryesinë, për të diskutuar për agjendën e zgjedhjeve lokale.
Para mbledhjes në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj tha se do të shprehej gjerësisht pas përfundimit të saj.
Kjo mbledhje vjen vetëm pak orë më parë, përfaqësuesi ligjor, Idrit Sefa dërgoi në KQZ kërkesën me emrin e Aliebajt si i autorizuar nga Lulzim Basha për regjistrim në zgjedhje.
Ndërkaq ajo që ra në sy në takimin e sotëm është pjesëmarrja er deputeti të qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu, i cili pak kohë më parë iu bashkua Sali berishës, ndërsa duket se ka reflektuar pas vendimit të së premtes të Gjykatës së Apelit të Tiranës, e cila riktheu ccështjen e vulës dhe logos së PD-së për rigjykim në Shkallën e Parë.
