Ali Ahmeti: Shqipëria tashmë është yll europian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me mbajtjen në Tiranë të Samitit të VI të Komunitetit Politik Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti shprehet: “i lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian. Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer. Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thekson Ahmeti.

Ali Ahmeti: Shqipëria tashmë është yll europian

EMISIONET