Çfarë po përgatitet? Rama do mbledh qeverinë dhe Grupin Parlamentar në Pallatin e Brigadave. Ja detajet

Çfarë po përgatitet? Rama do mbledh qeverinë dhe Grupin

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në një mbledhje të zgjeruar, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me punën e qeverisë dhe axhendën politike të mazhorancës.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:30, në Pallatin e Brigadave, ku do të jenë të pranishëm ministrat dhe deputetët socialistë.

Mbledhja vjen rreth një muaj pas takimit të fundit të zgjeruar të Partisë Socialiste, gjatë të cilit u analizua ecuria e punës së qeverisë dhe u përcaktuan orientimet për vijimin e reformave dhe përmbushjen e objektivave të ekzekutivit.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi rendin e ditës apo çështjet konkrete që do të diskutohen në mbledhje.

EMISIONET