EMRAT/ Nga njerëzit e Lapajt tek të Kokëdhimës, kush janë iniciatorët e lëvizjes së re politike dhe që "ndalojnë" opozitarët të protestojnë dhe që shfaqen gjoja si qytetarë

Prej 11 ditësh janë zhvilluar protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në Tiranë, rrethe dhe Diasporë.

Pjesëmarrës në protestë kanë qenë qytetarë të mllefosur dhe të ngarkuar për shkak të padrejtësive të ndryshme në 35 vite, por krahas tyre qëndrojnë edhe ata që kanë shërbyer këto 35 vite në pushtete të ndryshme.

Këtu do të përmendim disa emra, ata që dje kanë dalë si iniciatorët e një lëvizje të re politike të dalë nga protesta.

Kristaq Kume, Edlira Çepani, Silvana Bello, Etleva Merko etj.

Kristaq Kume ka qenë ish-kreu i KQZ-së i emëruar në kohën e PS-së.

Edlira Çepani ka qenë pjesë e Lëvizjes Shqipëria Bëhet si dhe kandidaturë në tentativë për Bashkinë e Tiranës.

Etleva Merko ka qenë nënkryetare e Lëvizjes Shqipëria Bëhet.

Silvana Bello nga ana tjetër ka qenë numri dy në Partinë Zgjidhja e Koço Kokëdhimës.

Pra, përtej protestës qytetare, përtej njerëzve të mërzitur e të acaruar me sistemin politik, janë edhe segmente të caktuara siç CNA i ka raportuar, njerëzit e Arlind Qorit, të Adriatik Lapajt, të Sorosit, njerëzit e Kokëdhimës, njerëzit e LGBT-së dhe qytetarë të tjerë.

Janë ata që pikërisht ndalojnë opozitarët të protestojnë dhe janë ata të cilët shfaqen gjoja si qytetarë, janë këta që dëbojnë qytetarët nga protestat, janë këta që thonë të mos vijnë opozitarë të protestojnë, janë këta që shajnë njerëzit e ndershëm kur shkojnë në protestë.

Kërkojnë të marrin peng lëvizjen qytetare për ta kanalizuar në shërbim të Edi Ramës dhe pushtetit, pasi kërkojnë vetëm dorëheqjen e Edi Ramës dhe nuk kanë strategji të qarta politike.

Krimi nuk fillon dhe nuk mbaron te dorëheqja e Ramës, por fillon në 35 vite padrejtësi politike që nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë vetëm me Sali Berishën, por me ata që i kanë mbajtur në pushtet, me ata që i kanë votuar e që i kanë zgjedhur.

Në rast se ka shembull më të mirë, këta janë njerëzit të cilët sot po kërkojnë të grabisin protestën.

Janë ata të cilët e kanë sjellë Ramën në pushtet, e kanë mbajtur në pushtet dhe e rizgjodhën para një viti atë dhe Erion Veliajn.

Së pari, duhet të dalin me një tabelë dhe t'u kërkojnë ndjesë shqiptarëve pse sollën në pushtet Edi Ramën dhe pse e rizgjodhën për herë të katërt.

Pastaj të kërkojnë të vërtetën në protestën qytetare, jo vetëm për largimin e kryeministrit, por largimin e qeverisë, të kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri, për një pakt më të mirë kombëtar të Shqipërisë, jo për pallavra me flamingo dhe pelikanë tullacë apo kaçurrel./ CNA

EMISIONET