“Elbasanit t`i hiqet stigma e krimit”/ Gjiknuri e Llatja: Zgjedhjet të jenë të qeta pavarësisht ndasive politike
Nga Elbasani ku së bashku me kandidatin Gledian Llatja uroi Bajramin, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialistë kërkoi që zgjedhjet e majit të jenë të qeta pavarësisht ndasive politike. Gjiknuri tha se procesi duhet të jetë i paqtë në mënyrë që Elbasanit t`i hiqet stigma e krimit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, bashkë me kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja uruan festën e Fiter Bajramit për besimtarët myslimanë.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit tha se ky ka qenë një muaj i bekuar për qytetin, ku bashkëjetesa fetare është vlerësuar gjithmonë.
"Ka qenë një muaj sakrifice për gjithë besimtarët myslimanë, qoftë një vit i mbarë".
Duke u ndalur te gara e majit numri dy i socialistëve uroi që Elbasanit në këto zgjedhje t’i hiqet stigma e krimit.
"Të kemi paqe dhe Elbasanit në këto zgjedhje ti hiqet stigma e krimit dhe negativitetit."
Në Elbasan Partia Socialiste garon sërish me Gledian Llatjan, i cili kërkon një tjetër katër vjeçar në drejtim të Bashkisë së këtij qyteti.