Çela: Qeveritë në shqipëri nuk rrëzohen me protesta, e kotë t’i mbash me shpresa shqiptarët

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Erlis Çela, analist u shpreh se qeveria nuk rrëzohet me protesta në Shqipëri.
Ai tha se Detyra e protestës, sidomos e kësaj 11 shkurtit, nuk është rrëzimi i qeverisë, pasi nuk ka më revolucion në Shqipëri, gjë e cila ia bën më të lehtë punën Ramës.
Çela: Qeveria nuk rrëzohet me protesta në Shqipëri. Këtë e bëri Ramë në 21 janar dhe kostoja ishte shumë e lartë. Nuk rrëzohet qeveria me protesta dhe kur ua thua vazhdimisht shqiptarëve se do të rrëzohet sot ose nesër. Qeveritë jashtë nuk rrëzohet me protesta partish.
Detyra e protestës, sidomos e kësaj 11 shkurtit, nuk është rrëzimi i qeverisë. Nuk i kuptoj pse vazhdojnë me këtë histori, nuk ka më revolucion në Shqipëri. Fakti që ka këtë opozitë përballë, kjo ia bënë më të lehtë qeverisë punën në pushtet. Këta i mbajnë shqiptarët me premtime të rreme për rrëzimin e qeverisë.

