Hoxha: Politika ka alibi se kush ka vjedhur më pak dhe kush do të shkojë i pari në SPAK
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha u shpreh se kjo klasë politike luan me shumë pak fjalë dhe alibi kanë se kush ka vjedhur më pak.
Ai tha se ata thonë se u takon ata që të jenë në qeveri sepse kanë vjedhur më pak, ose kush është i pari në SPAK.
Hoxha: Nuk ka shumë shpresa vetëm nga polarizimi dhe komplikimi që i ka bërë kjo klasë politike vendit. Kjo klasë politike luan me shumë pak fjalë dhe alibi kanë se kush ka vjedhur më pak. Ata thonë se na takon ne sepse kemi vjedhur më pak, ose kush është i pari në SPAK. Këtu jo vetëm duhet protestuar, por duhet shkulur vendi.

