"Ejani punoni në komisione"/ Blendi Klosi: PS nuk ka kohë për të humbur me debate

Deputeti socialist Blendi Klosi ka deklaruar se PS-ja nuk ka kohë për të humbur me debate. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Klosi ka theksuar se ata nuk kanë kohë 7 ditë për të humbur për një diskutim që dihet rezultati.
"Kolegët që folën janë me eksperiencë e ditë sesi funskionon parlamenti. Ashtu siç e ditë që kjo mazhorancë ka ardhur me votën legjitime të shqiptarëve më 11 maj. Do të bëjë reformat e saj, të gjitha aksiomat e saj për t’i shërbyer më mirë Shqipërisë. Është bërë një diskutim për mënyrën sesi do të funksionojë jeta jonë parlamentare, për të përmbyllur objektivin tonë madhor. Brenda 2027 do të mbyllim negociatat. Sot ndodhi një nga këto hapat, brenda 2030 do ta çojmë Shqipërinë në BE. Në shërbim të këtij betimi ne do të ecim shpejt. Gjëja që këta nuk e kuptojnë, ajo që kërkojnë sot nuk është të fillojë shpejt jeta parlamentare, por kërkojnë hajde ta shtyjmë dhe 10 ditë duam dhe 10 ditë diskutime e pushime. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Nuk i kemi a 7 ditë për të humbur për një diskutim që ia dimë rezultatin. Le të vijnë në komisione dhe të punojnë në komisione”, tha Klosi.

