''Edhe elektorati gri ka marrë një lloj goditje'' Maho: Një ambient i tillë politik, ka vend për parti të reja

Gazetari, Armand Maho i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në një ambient të tillë politik ka vend për parti të tjera.

Maho: Partitë e vjetra është normale që të kenë rezistencën e tyre.

Ka një lloj kalcifikimi nga ana e partive tradicionale për prurjet e reja.

Unë në një ambient të tillë politik, e shoh që ka vend për parti të reja.

Flas për parti që e kanë jë një lloj imazhi një lloj zëri.

Ja që paska edhe zëra nga këto partitë e vogla dmth, që sjellin një lloj cilësie në demokraci por të destinuara që të kenë mbështetjen edhe të një partie të madhe se asnjëri nuk ta lëshon elektoratin.

Edhe elektorati gri ka marrë një lloj goditje.

Partitë e reja mund të kenë si shënjestër elektoratin gri por edhe elektorati gri ka marrë një lloj lëvizje.

EMISIONET