“E mbylla fushatën me 62 mijë vota para”, Berisha: Erion Veliaj në 2023-n, e rrihte gjoksin me krenari për krimet e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” gjatë bashkëbisedimit me moderatorin Beti Njuma deklaroi se në këto 34 vite në politike, eksperienca më e pasur e tij është ajo elektorale.
“Të vijmë tek këto të fundit, flasim për zgjedhje, por bëhet fjalë për një farsë. Kemi arritur ta denoncojmë me fakte të fuqishme të së djathtës ndërkombëtare dhe të qendrës së djathtë.
Janë 4 rezoluta të tyre në të cilat zgjedhjet damkosen si farsë.
Më 30 prill, 80 parti të së djathtës votuan rezolutën në të cilën thuhet se Edi Rama shtyp demokracinë, se Edi Rama po blen vota me kanabis, se dha 100 e ca licenca, po blen vota me punësime, se ka krijuar sistemin e patronazhostëve që bjen në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Pra, këto zgjedhje u damkosën si farsë. Rezoluta thekson se Edi Rama për të marrë mandatin e katërt përdori terrorin politik, duke arrestuar dhe përndjekur 3 kryetarë të opozitës”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.
Kryedemokrati theksoi se mesazhi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një mesazh për qytetarët shqiptarë, jo për Edi Ramën.
“Ky i fundit (mesazhi i SHBA-së) përshëndeti popullin. Po të lexosh mesazhin e 2021-it me këtë të fundit, flet vetë.
Partnerët evropianë pnuk mund ta pranojnë këtë farsë pasi të njihen në hollësi dhe me dokumentat konkrete me provaEdi Rama është i aftë aq sa ç’oshte i ati i tij të foirmosë varjen në litar të një poeti, aq është Edi Rama i aftë të bëjë për hir të pushtetit të tij. Dhe këtë sepse Edi Rama e di që ka bërë krime në Shqipëri”, tha Berisha.
Në vijim, Berisha theksoi se ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri.
Në vlerësimin e tij, Berisha theksoi se ky Kod Zgjedhor që ka bërë ky (Rama) është kinezeri, që prodhon këtë rezultat që prodhoi.
Dhe për ta ilustruar këtë Berisha solli shembullin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili në cilësinë e drejtuesit të fushatës mburrej me krimin e tij se kishte siguruar 62 mijë vota më shumë.
“Me ligjin që ka bërë ky për kanabisin mund të legalizonte vetëm 200 ha tokë, por ky sot ka legalizuar 28 mijë ha tokë, dhe i ka dhënë në të gjitha brigjet e lumenjve, madje edhe në luginën e Valbonës, pasi kanabisi kërkon ujë shumë. Dhe po ashtu bëhet fjalë se i ka dhënë këto toka në kufi me Greqinë, Malin e Zi dhe kështu me radhë.
Mbi dhjetëra mijëra legalizime, falja e gjobave po e po, certifikata pronësie, dhe po ashtu me prokurimet publike.
Farsat pra nuk vijnë në përmirësim, por duke u përkeqësuar, pasi është vetë ligji vetë.
Dua t’ju them unë një gjë: Erion Veliaj në vitin 2023, ai e rrihte gjoksin me krenari për krimet e tij dhe i thotë një njeriu që e dinte që komunikonte me mua: “E mbylla fushatën për vete” dhe ishte 10 ditë para zgjedhjeve. “E mbylla fushatën me 62 mijë vota para”, gjë që s’kishte ndodhur kurrë kjo. Unë nuk e neglizhova sepse e njihja atë me ligësitë e tij.
Cila ishte skema? Kutia e votimit! E marr Belindin dhe i them se ne duhet të shikojmë me çdo kusht se çfarë ka bërë që e thotë këtë. Dhe i them që ne duhet të monitorojmë kutitë. Historitë dihen me trenin bullgar , apo ajo e Putinit.
Dhe 10 ditët e fundit Erion Veliaj nuk bëri fushatë fare, sepse e ndoqa. Por çfarë ndodhi? Erion Veliaj kishte marrë 58.600 vota më shumë.
Arrestimi i tij nuk u kapitalizua nga opozita sepse në Tiranë pranë qendrave të votimit u ngritën qendrat e trenit bullgar, dhe ato që keni parë ju me Erion Braçen kanë ekzistuar pothuajse në çdo qendër votimi, ku ata merrnin fletët e votimit dhe shkonin e i hidhnin në kutitë e votimit, sepse kjo ishte organizuar e gjitha nga qeveria”, u shpreh kryedemokrati Berisha.
NDIQNI TË PLOTË INTERVISTËN ME KREUN E PD. SALI BERISHA NË EMISIONIN “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”




