''Zgjedhjet u bënë dhe nuk pati...'', Hasimja: Kërkesa e PD-së për qeveri teknike ka qenë e vazhdueshme

Politologu, Ermal Hasimja i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kërkesa e PD për qeveri teknike ka qenë e vazhdueshme.

Hasimja: Zoti Berisha në 2021, PD ia doli edhe me shumë vështirësi por në fakt edhe përkundër skepticizmit të shumë njerëzve që të argumentone se zgjedhjet kishin pasur shumë probleme.

Në fakt kërkesa juaj për qeveri teknike që të mund të zhvillonte zgjedhje të lira e të ndershme ka qenë e vazhdueshme.

Ka qenë edhe më vonë edhe para këtyre zgjedhjeve në fakt, le të themi 1 vit para zgjedhjeve praktikisht ju keni kërkuar të njëjtën gjë. Ishit të bindur se kjo gjë do realizohej.

Nuk ka mundësi që të bëhen zgjedhje me Edi Ramën, siç po e thoni edhe tani por atëherë e thonit në kuptimin faktik që nuk do të ndodhin zgjedhje, që ne nuk do e lejmë Edi Ramën të  bëjë zgjedhje në Shqipëri.

Në fakt Edi Rama ja ku u bënë zgjedhjet, nuk pati qeveri teknike. Për çfarë arsye keni besim ju që kësaj radhe do të ia dilni kur nuk ia keni dalë më përpara.

Kjo është një pyetje shumë legjitime që besoj e kanë edhe demokratët.

NDIQNI TË PLOTË EMISIONIN “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET