GJKKO pranon kërkesën e Berishës, Edi Rama, Taulant Balla dhe 9 të tjerë do të pyetet si dëshmitar në dosjen “Partizani” (EMRAT)
Ka nisur sot seanca në Gjykatën e Posaçme në ngarkim të kreut të PD Sali Berisha dhe të bashkëpandehurve të tjerë.
Gjykata pasi ka dëgjuar kërkesën për prova të palëve, ka vendosur të pranojë provat shkresore, dhe po ashtu ka pranuar që të pyetën si dëshmitar ata që janë listuar në kërkesën e prokurorisë dhe ata që ka kërkuar kreu i PD.
Një nga dëshmitarët që Berisha ka kërkuar, është edhe kryeministri Edi Rama, kërkesë që Gjykata e ka pranuar.
Ndërkaq, nuk është pranuar kërkesa që të pyetet oficeri i policisë gjyqësore, Besmir Karanxha. Sipas Gjykatës, nuk ka relevancë pyetja e tij, sepse nuk arrihet ndonjë qëllim në seancë me marrjen e dëshmisë së tij.
Të pandehurit kanë pretenduar se ka qenë Rama që ka firmosur ndyshimin e destinacionit të truallit nga terren sportiv për ndërtim.
Fillimisht do pyeten dëshmitaret e kërkuar nga SPAK, duke nisur nga Taulant Balla.
Po ashtu SPAK kërkon të pyetet si dëshmitar edhe biznesmeni Paro Laçi, Albert Xhani dhe Isa Tare.
Deshmitarët e kërkuar nga SPAK:
Taulant Balla
Afrim Tole
Isa Tare
Bujar Labinoti
Albert Xhani
Dhurata Cela
Petrit Kullolli
Paro Laci

