Doli i treti në Tiranë, flet Arlind Qori: Asnjë parti s’ka qenë kaq e korruptuar sa PS dhe qeverisja e Ramës
Në deklaratën e parë për media pasi arriti të dilte forcë e tretë politike në Tiranë Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë tha se synojnë të futen në parlament në zgjedhjet e 2025. Qori deklaroj se në Këshillin Bashkiak do të çojnë zërin e qytetarit ndërsa u zotuan se nuk do të tradhëtojnë elektortin e tyre.
Pasi doli forcë e tretë në Tiranë, në sfifën e parë elektorale Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë kishte një mesazh për qytetarët që e votuan alternativën e re.
Tanimë sytë e Aktivistëve të “Lëvizjes Bashkë” janë drejt zgjedhjeve parlamentare të 2025.
Ai u zotua se nuk do të tradhëtonte elektoratin e vetë.
Në krah të Qorit ishte edhe Mirela Ruko e cila kryesonte listën e kandidatëve të Këshillit Bashkiak, dhe sipas projeksioneve ajo do të jetë këshilltare në Bashkinë e Tiranës.
Lëvizja Bashkë e krijuar në fund të vitit të kaluar ka marrë në Bashkinë e Tiranës 13835 në këto zgjedhje duke lënë pas Partinë Demokratike.
“Në Shqipërinë tonë kaq të keq qeverisur e cila vjedh, me një opozitë me një histori po aq të korruptuar mendoj se ka vetëm një rreze shprese dhe ata janë 13800 qytetarët e Tiranës, që jo vetëm na kanë votuar por edhe na kanë besuar.
Të kisha mundësi do u puthja dorën për t’i falënderuar. Në një situatë ku shqiptarët duan të largohen sa më parë, këta 13 mijë qytetarë na kanë besuar. Shumë qytetarë na kanë përcjellë mesazhin “Mos na tradhtoni!”.
Unë ju them se nuk do tradhtojmë besimin tuaj. Më parë hidhemi në zjarr sesa të tradhtojmë këtë akt qytetarie. Dua të falënderoj aktivsitët e “LB” që kemi shkuar në çdo lagje dhe rrugë të Tiranës.
Në këtë ditë ata kanë ruajtur çdo votë. Kemi luftuar për secilën votë për të mos lejuar asnjë parregullsi në procesin e votimit.
Në këtë fushatë kemi pasur mbështetje të shumë qytetarëve, një pjesë e tyre na kanë dhuruar para, emigrantë dhe këtë para kanë shkuar për biçikletat, fletushka dhe bileta autobusësh.
Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta me një pushtet më të madh. Asnjë parti s’ka qenë kaq e korruptuar sa qeverisja e Ramës dhe Velaijt.
Fakt që Veliaj do jetë sërish kryetar bashkie është lajm i keq, pasi do të thotë më shumë fitime për oligarkët dhe më pak për qytetarët. Mirëpo LV ka mbështetjen e 18000 qytetarëve.
I bëj thirrje çdo qytetari të ndershëm që të bashkohet në një përpjekje të përbashkët për të mbrojtur drejtësinë shoqërore dhe për të përparuar në terrenin e drejtësisë dhe demokracisë. Ne çdo ditë do të përpiqemi sërish”, u shpreh Qori.





