Spiropali në Shtëpinë e Bardhë, takim me Asistentin Specila të Trump: Shqipëria është e nderuar të jetë anëtare e ISF

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, njoftoi se Shqipëria po forcon partneritetin strategjik me SHBA-në dhe merr një rol të veçantë si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
Në takimin me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë në NSC, u diskutua bashkëpunimi në siguri, paqe dhe stabilitet, si dhe përfshirja e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).
Spiropali konfirmoi gjithashtu gatishmërinë për organizimin e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, për të thelluar marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe energjetike me SHBA-në.

