Dash Shehi skeptik për protestat e opozitës: Në demokraci o pret zgjedhjet, o pushkën

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin Opinion është shprehur se në protestat e opozitës nuk sheh entuziasëm dhe atmosferë popullore.
Sipas Shehit në demokraci ka dy zgjidhje o pret zgjedhjet o merr pushkën.
“Duhet të bëhemi koshientë armët që kemi janë të pakta. Nuk kemi entuziasëm popullor. Kur mbyllen dyqanet atëherë kemi mobilizim të popullit. Unë nuk shoh ndonjë atmosferë popullore. Nëse biem dakord se është gabuar dhe do të mundohemi të rikuperojmë nuk bëjmë dot rrugë bashkë. Në demokraci ka dy zgjidhje o pret zgjedhjet o merr pushkën”, tha Shehi.

