Boçi: 16 vite që administrojnë pushtetin në Elbasan, tregu ushqimor jashtë çdo standardi higjenik

Boçi: 16 vite që administrojnë pushtetin në Elbasan, tregu

Kandidati i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në Bashkinë e Elbasanit ka sjellë në vëmendje situatën shumë të rëndë që ndodhet tregu ushqimor në qytet.

Boçi është shprehur se kjo situatë është e papranueshme pas 16 vitesh që mbajnë pushtetin.

"A e meriton Elbasani të ketë një shëmti të tillë si treg për të blerë ushqime. Kanë 16 vite që mbajnë pushtet. Kanë në dorë gjithçka, paratë, administrimin, menaxhimin, ndarjen e prioriteteve dhe ja çfarë i kanë bërë "Markatës" tregut kryesor ushqimor të Elbasanit.

Jashtë çdo lloj kushti minimal higjenik, pa asnjë lloj rregulli dhe sistemimi të produkteve dhe me xhandarët e Bashkisë që vijnë taksojnë pisllëkun! Kjo është panorama e 16 viteve pushtet socialist! Ndryshojmë në 14 maj! Ndërtojmë një vizion të ri", shprehet Luçiano Boçi.

zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore zgjedhjet luçiano boçi elbasan

EMISIONET