Blushi: Një Drejtësi e cila sot prodhon pandëshkueshmëri, paligjshmëri, prodhon urrejtje dhe vetëgjyqësi

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Parlamentarizmi po asgjësohet çdo ditë dhe është shndërruar ky Institucion, në një Institucion ku vetëm për qytetarët nuk lejohet të flitet, sepse qartësisht kemi një Mazhorancë e cila nuk ka dalë nga vullneti i qytetarëve, që bën gjithçka për të mbrojtur interesat kriminale të kësaj shumice, që sa herë përmendet dosja “Aruba” apo sa herë përmendet dështimi i Reformës në Drejtësi, që në fakt ka sjellë dhe një pasojë tragjike, sepse është dështimi i kësaj Reforme që ka çuar sot në një rekord tragjik, vrasjen e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit.

Se për sa kohë sot ne kemi një Drejtësi që vetëm Drejtësi nuk jep, por përkundrazi, ka certifikuar pandëshkueshmërinë, ka certifikuar paligjshmërinë dhe sigurisht që prodhon jo vetëm urrejtje dhe vetëgjyqësi, por për fat të keq një Drejtësi që po prodhon edhe viktima.

Janë këto çështje sot që duhet të debatoheshin, duhet të ishin kryefjalë e debatit parlamentar.

Duhet të flisnim për çështjen e ujit të pijshëm.

Mos harrojmë që jo vetëm Tirana, por shumica e qyteteve dhe fshatrave të vendit janë sot , 12 vite në pushtetin e Edi Ramës, që nuk kanë ujë të pijshëm.

Një çështje e cila u premtua që do të zgjidhej që në mandatin e parë dhe në rast se nuk do të zgjidhej, ju e mbani mend mirë premtim-mashtrimin e Edi Ramës, ai do të largohej nga pushteti.

Për fat të keq edhe kjo seancë vërtetoi që kjo shumicë, e dalë nga vullneti i krimit, është e vendosur për të asgjësuar dhe për të shkatërruar parlamentarizmin.

Është i drejtë shqetësimi juaj, sepse ka një përpjekje që jo vetëm Grupet e tjera Parlamentare të mos kenë të drejtën e fjalës, por në vetvete Opozita të mos ketë të drejtën e fjalës dhe çdo deputet i Opozitës i cili kërkon të ngrejë një shqetësim për hallet e përditshme që shqetësojnë sot qytetarët shqiptarë.

Ju e keni vënë re që sa herë hapet një debat, një diskutim për çështje që shqetësojnë sot përditshmërinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, debati mbyllet.

A mund të kishte sot një debat më të madh ky Kuvend, ky Institucion se sa sigurinë e jetës?

A mund të ketë sot një debat më të madh se sa fakti që Reforma në Drejtësi, e cila u miratua me 140 vota dhe u shkatërrua me 69 vota kriminale të Edi Ramës, sot është një Drejtësi e cila prodhon viktima?

Një Drejtësi e cila sot prodhon pandëshkueshmëri, paligjshmëri, prodhon urrejtje dhe prodhon vetëgjyqësi.

Këto janë tema të cilat në fakt shqetësojnë sot çdo shqiptar, sepse sot çdo shqiptar ka një problem me gjykatat, me zvarritjet, një çështje sot të zgjat 15 vite dhe janë këto arsyet që çuan në atë akt shumë të dënueshëm, të vrasjes së një gjyqtari brenda sallës së gjyqit .

Dhe kur dëgjuam,  patë sot  se si ministrat e Edi Ramës në fakt fajësonin Opozitën, kur është kjo Mazhorancë, është ky Kryeministër që është përgjegjës për shkatërrimin e Reformës në Drejtësi dhe për penetrimin e mafias dhe të krimit të organizuar, por dhe atij ordiner jo vetëm në Sistemin e Drejtësisë, porn ë të gjitha Institucionet e Shtetit që janë kapur për fyti.

U trondita kur pashë se si edhe këta Kryetarët e këtyre gjoja Institucioneve të Pavarura sot, fërkonin duart meqenëse nuk pati debat seanca, sepse u kënaqën. Sigurisht janë Institucione të kapura nga Edi Rama, që nuk ju dha mundësinë të bënin transparencë dhe të jepnin llogari para Kuvendit për të gjitha ato detyra që ju janë lënë me rezolutat e kaluara.

Kjo është situata, në fakt keq  dhe sigurisht ndaj dhe unë të njëjtin shqetësim, që duhet të bëjmë gjithcka për të rikthyer parlamentarizmin dhe të drejtën e fjalës.

Në qoftë se edhe kjo e drejtë mohoet, atëherë duhet të përshkallëzohet aksioni, sepse është e pakuptimtë që ne të thirremi në seancë vetëm për të miratuar proces verbale dhe për të dëgjuar “qentë” e Sinos, apo “nafiet” e Sinos t’i japin leksione Opozitës  dhe më e rëndë akoma, të fajësojnë Opozitën për krimet që i kanë kryer vet.

EMISIONET