Shehaj “shigjeton” Kuvendin: Vrasja e gjyqtarit, pasojë e një shteti që ka harruar drejtësinë dhe pronën

Shehaj “shigjeton” Kuvendin: Vrasja e gjyqtarit, pasojë e

Pas përfundimit të seancës së tensionuar plenare, deputeti dhe kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, nga oborri i Kuvendit deklaroi se parlamenti harron të flasë për problemin kryesor të qytetarëve, që është prona.

“Ajo që ndodhi, vërasja e gjyqtrit në sallën e gjyqit është një akti i tmerrshëm, që godet themelet e shtetit shqiptar.

Ne nuk mund të harrojmë që ka një problem të madh, që shqetëson pothuajëse çdo qytetar shqiptar, që është prona, problemi i pronës.

Ndërkohë që flitet për një aspekt nuk flitet për problemin kryesor, sepse mohimi i problemeve të pronës buron pikërisht nga ky parlament.

Pjesa më e madhe e deputetëve që ulen në parlamentin e Shqipërisë nuk kanë probleme me pronën, i kan zgjidhur problemet e tyre me pronën, atyre askush nuk u ka rënë më qafë, ndryshe nga çfarë u ka ndodhur çdo qytetari shqiptar, të cilit i është mohuar e drejta e pronës.” u shpreh Shehaj.

EMISIONET